LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN garanton se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të arrestohen mbi bazën e fletëarresteve serbe, përndryshe nuk e mbështet protestën e së shtunës

Koalicioni VLEN ka garantuar se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të përballen me arrestime nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut mbi bazën e fletëarresteve të Serbisë, nëse marrin pjesë në protestën e së shtunës në Shkup. VLEN akuzon BDI-në dhe kreun e integristëve, Ali Ahmeti, për keqpërdorim politik të protestës së organizuar për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe thekson se nuk e mbështet këtë tubim.

“Ashtu si edhe në të kaluarën, kur qeveria jonë nuk ka lejuar që të nëpërkëmben ish ushtarët e UÇK-së, ne mbetemi të përkushtuar në këtë… Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë të gjitha masat që kjo protestë të kalojë në mënyrë të qetë”, thuhet në prononcim të VLEN për Alsat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close