
Fakt: Një kompani e themeluar vitin e kaluar, pa histori dhe pa përvojë, po merr marrëveshje tenderësh në vlerë prej 9 milionë euro nga qeveria e Hristijan Mickoskit, thuhet në njoftimin e LSDM-së, të cilin MIA e transmeton të plotë.
Shuma: 9 milionë euro!
Periudha: Vetëm brenda gjashtë muajve të vitit 2025.
Numri i tenderëve: 6, prej të cilëve 4 janë fituar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Mickoskit, një nga ESM dhe një nga Ministria e Administratës.
Dokumentet: Po. Të gjitha janë publikuar dhe të qasshme për opinionin publik. Zyrë për Prokurime Publike.
Fakte shtesë: Punëtori i dytë i kompanisë është i lidhur me UBK-në e Mijakovit dhe me shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.
Të përfshirë: Pushteti i Hristijan Mickoskit. Ruajtësit e trashëgimisë së Gruevskit dhe Mija lkovit.
Veprimet e ndërmarra: Fakte të publikuara publikisht, dokumente dhe argumente. Është dorëzuar kallëzim në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
E nevojshme: Veprim institucional nga KShPK (DKSK), Prokuroria Publike, Policia Financiare. Përgjegjësi.
Puna nuk ka përfunduar!
LSDM



