EkonomiLajmeMaqedoniTopLajm

MASh publikoi rezultatet e konkurseve për bursa për drejtimet duale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e Konkursit për ndarjen e 900 bursave për mbështetje sociale të nxënësve nga shkollat e mesme publike në vend, si dhe të Konkursit për ndarjen e 1570 bursave për nxënësit e regjistruar në paralelet duale (arsim profesional ku realizohet mësim praktik me numër të shtuar të orëve), për vitin shkollor 2025/2026, përcjell Top24

Në njoftim, MASH thekson se të gjithë aplikuesit do të marrin vendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk, në pjesën “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokumenti i vendimit”, dhe potencoi se aplikuesit e pakënaqur nuk duhet të parashtrojnë ankesa apo kundërshtime para se të marrin vendimin. Pasi ta marrin vendimin, për aplikuesit e mitur ankesa duhet të dorëzohet nga prindi/kujdestari.

– Pas marrjes së vendimit, ankesat dorëzohen te Komisioni Shtetëror për Vendosje në Procedurë Administrative, Procedurë nga Marrëdhënia e Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallën e dytë, brenda 15 ditëve nga pranimi i vendimit. Zyrat e Komisionit Shtetëror ndodhen në Bul. “Goce Dellçev” nr.18 (ndërtesa e MRTV, kati 11), njoftoi MASH.

Nxënësit e shkollave të mesme që do të marrin bursë nuk kanë nevojë të dorëzojnë kontrata të shtypura dhe të nënshkruara, pasi të drejtat dhe detyrimet e tyre lidhur me përdorimin e bursës janë të përfshira në vetë vendimin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close