
Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik.
Tashmë punëtorët e Trafikut Urban kanë vendosur që t’i vendosin autobusët në rrugë pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës. Qytetarët na kanë dërguar pamje të autobusëve të Trafikut Urban, të cilët shihen duke u nisur tek objekti i Komunës së Prishtinës për t’iu bashkuar të tjerëve.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë, përkatësisht Ministria e Financave, i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit.



