
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot, në kohën kur në Hagë dëshmonte ish komandanti i NATO-s, Uesli Klark, ka ndarë një video nga takimi me të, njofton Top24
Klark, në video shihet duke i thënë Ahmetit je legjendë, ndërkaq Ahmeti në shkrimin e tij, ia kthenë duke i thënë “je legjendë e vërtetë”.
Ahmeti ka bërë thirrje që të lirohen ish pjesëtarët e UÇK-së, ndërkaq ka kujtuar edhe bisedën e Klark që i ka thënë ku thotë “Millosheviqi i kishte thënë që me shqiptarët e kam të lehtë”.
“Falemnderit Gjeneral, Ju jeni legjenda e vërtetë!
Drejtësia është në fjalët e Gjeneralit Amerikan Uesli Klark, ish komandantit të NATO-së.
Drejtësia është në çiltërsinë e luftës sonë çlirimtare dhe në kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci, pavarësi dhe miqësi me
dhe 
Lironi djemtë tanë! Këtë ua kërkon e vërteta dhe çdo dëshmi, çdo vuajtje e popullit tonë,çdo pikë gjaku e dëshmorëve dhe martirëve për liri, çdo gjymtyrë e invalidëve për pavarësi.
Gjeneralin Kllark e kam takuar disa herë dhe që në takimin e parë më tha që gjakpirësi Millosheviq i kishte thënë që me shqiptarët e kam lehtë, thjeshtë i vrasim që të gjithë. Këtë e konfirmoi edhe në Hagë në sytë e gjithë botës.
Gjenerali i lirisë është dhe do të mbetet pjesë e historisë sonë kombëtare dhe ne jemi mirënjohës për jetë të jetëve miqve tanë
që u rreshtuan me të drejtën e kombit shqiptar dhe kundër gjenocidit serb.
Koha për ti kthyer djemtë tanë në shtëpi!!!”, shkruan Ahmeti.



