LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti uron Bedri Hamzën

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Bedri Hamzën, pasi pak minuta më parë u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Top24
“Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese dhe trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe pjesë e rëndësishme përbërëse dhe kontribuese e pluralizmit të pasluftës në Republikën e Kosovës.
Uroj z.Bedri Hamza për zgjedhjen e tij Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme partiake duke i dëshiruar shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në punën e tij për të mirën e Kosovës dhe të rajonit.
Gjithashtu, falemnderoj z.Memli Krasniqi, Kryetarin e deritanishëm, për bashkëpunimin e shkëlqyer midis nesh dhe për guximin e marrjes së përgjegjësisë për drejtimin e PDK-së në kohëra shumë të vështira”, shkruan Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close