LajmeMaqedoniTopLajm

Blerim Bexheti: Kallzimi penal ndaj është vetëm pjesë e një persekutimi të organizuar, të dirigjuar nga qeveria

Të dashur qytetarë, të dashur media,
Kam thirrur konferencën e sotme për shtyp për të demaskuar Kallëzimin Penal të ngritur nga Policia Financiare dhe I cili  është i motivuar politikisht dhe krejtësisht I  pabazuar në normat ligjore.

Kjo është vetëm pjesë e një persekutimi të organizuar, të dirigjuar nga qeveria dhe atë drejtpërdrejt nga Kryeministri Mickoski, me qëllim të qartë për të ushtruar presion mbi mua si deputet, me qëllim rritjen e shumicës në parlament.

Sot u them publikisht atyre se as unë dhe as ndonjë deputet tjetër i BDI-së nuk ka frikë nha këto konstrukcione dhe nuk do t’i nënshtrohet presionit nga qeveria!
Kallëzimi penal i ngritur nga Policia Financiare është tërësisht i pabazuar, dhe për këtë arsye ne do të ngremë procedura përkatëse kundër Drejtorit Slobodan Ivanovski, Zëvendës Drejtorit Ilber Imeri dhe dy personave të tjerë që së bashku si një bandë e organizuar po oimplemntojnë këtë orkestrim të persekutimit politik.
Ne do të dëshmojmë përmes provave që kemi, se urdhrat vijnë direkt nga Kryeministri Mickoski, e të cilat janë një përpjekje e drejtpërdrejtë për të ushtruar presion mbi mua si deputet me qëllim rritjen e shumicës në parlament.
Prandaj, sot po u drejtohem publikisht me një mesazh se funksionet e tyre nuk janë të përjetshme, por lufta jonë për të drejtat e shqiptarëve që udhëheqësi ynë Ali Ahmeti e ka udhëhequr për më shumë se 20 vite është e ndershme dhe e sinqertë. Asnjë nga deputetët e BDI-së nuk do t’i nënshtrohet presionit tuaj dhe nuk do t’i bashkohet as Ju as VLEN-it, aq më pak unë.
Do të demaskojmë këtë akuzë të sajua dhe të motivuar politikisht kundër nesh, dhe pastaj do ta vërtetojmë institucionalisht persekutimin politik të  tyre.
Të gjitha procedurat e Komunës janë kryer brenda kornizës së kompetencave ligjore, me dokumente dhe akte të vlefshme. Në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë paramendim, dhe asnjë përfitim dhe edhe më pak  dëm për komunën.
•⁠  ⁠Ligji për Vetëqeverisjen Lokale thotë qartë se kryetari i komunës lëshon leje ndërtimi, është obligim  i tij ligjore, jo kriminalitet.
•⁠  ⁠Ligji i Ndërtimit lejon dhënjen e lejes vetëm të bazuar në një plan ose projekt urbanistik të vlefshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që është bë.
•⁠  ⁠Nuk ka dëme materiale, asnjë humbje as  prej një denarës për komunën.
Gjithçka është e dokumentuar dhe gjithçka është e pastër.
Dje ata flisnin në mënyrë skandaloze për “108 milionë denarë dëm”? Kjo është vetëm një sajesë për të krijuar një spektakël mediatik, për të shpifur dhe frikësuar, por gënjeshtrat nuk janë prova. Pikërisht për këtë arsye kjo padi e tyre e sajuar dhe e porositur politikisht do të dështojë.
Le t’u jetë e qartë si Kryeministrit ashtu edhe izmeqarëve të tij që po e kryejnë këtë përndjekje politike – funksionet e tyre nuk janë të përjetshme.
Lufta jonë – ajo që Ali Ahmeti e ka udhëhequr për më shumë se dy dekada – është betejë për dinjitet, drejtësi dhe barazi. Është luftë për ideale, jo për poste; për popullin, jo për pushtetin.
BDI u krijua nga populli dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin!
Ky nuk është vetëm një sulm ndaj nesh deputetëve, ky është një sulm ndaj dinjitetit të shqiptarëve, ndaj përfaqësuesve të tyre legjitimë, ndaj vullnetit politik të shqiptarëve dhe është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të na heshtur.
Mickoski duhet ta ketë të qartë,  se ne nuk do të heshtim, as nuk do të tërhiqemi.
Ne do ta demaskojmë këtë  persekutimin e tij dhe do ta dëshmojmë  të vërtetën – ligjërisht, institucionalisht dhe politikisht.
https://www.facebook.com/share/v/1CvxgGFPWG/

Related Articles

Back to top button
Close
Close