LajmeMaqedoniTopLajm

Nga 15 nëntori, hyn në fuqi detyrimi për posedim të pajisjeve dimërore në automjete

Nga 15 nëntori 2025 hyn në fuqi detyrimi për posedim të detyrueshëm të pajisjeve të përcaktuara dimërore në automjete.

Nëse nuk respektohen rregullat për përdorimin dhe mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjete, të cilat janë të parashikuara në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, sipas të njëjtit, çdo shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat do t’i lëshohet urdhër pagese me gjobë në shumë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarë.

Sipas dispozitave ligjore dhe Rregullores për pajisjet e detyrueshme dimërore, automjetet me masë maksimale të lejuar që nuk tejkalon 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore – goma në të gjitha rrotat me thellësi minimale të sipërfaqes së shqyerjes prej 4 mm ose, nëse automjeti ka goma verore me thellësi minimale të sipërfaqes së shqyerjes prej 4 mm, zinxhirë dëbore që përputhen me madhësinë e rrotave lëvizëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close