
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka pritur në takim Muhamed Murtezin, kryetarin e Këshillit Komuna të Çairit, njofton Top24
“Sot prita në zyrë kryetarin e sapozgjedhur të Këshillit të Komunës së Çairit, z. Muhamet Murtezi, i cili dje, në mbledhjen e parë konstituive, mori drejtimin e këtij organi përfaqësues.
Ky është një moment i rëndësishëm institucional për Çairin, që shënon fillimin e mandatit të ri të Këshillit Komunal dhe konsolidimin e strukturave përfaqësuese pas zgjedhjeve.
Në takim biseduam për procesin e konstituimit, prioritetet e punës së Këshillit dhe mënyrat për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit lokal, me qëllim rritjen e efikasitetit institucional dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Çairi ka nevojë për institucione që funksionojnë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të përbashkët zhvillimi, dhe ky do të jetë drejtimi i punës sonë në ditët dhe muajt në vijim”, tha Mexhiti.



