LajmeMaqedoniTopLajm

Vijon periudha e stabilizimit të motit

Moti sot pritet të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Gjatë paradites do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit vende-vende pritet erë më e fuqishme nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë rreth 16 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), reshjet lokale të paradites pritet të pushojnë gjatë ditës. Në vazhdim deri në fund të javës moti parashikohet të jetë më i qëndrueshëm dhe i thatë, me temperatura të ulëta në orët e mëngjesit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close