Po ndiqej nga policia, makina përplaset me një bar në Florida, 4 viktima (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën në zonën Ybor të Tampas në Florida. Një makinë që ndiqej nga policia u përplas me shpejtësi marramendëse në një bar, duke marrë me vete disa persona
Policia po ndiqte automjetin e drejtuar nga 22-vjeçari Silas Samson, pasi ai ishte parë më parë duke marrë pjesë në gara të paligjshme në rrugë. Tre persona vdiqën menjëherë, ndërsa një tjetër vdiq më vonë në spital.
Sipas autoriteteve, të paktën 11 persona u plagosën. Mësohet se një i plagosur është në gjendje kritike, tetë u plagosën lehtë, ndërsa dy refuzuan trajtimin.
Sipas policisë, Samsoni po ecte me shpejtësi në përpjekje për t’u arratisur. Oficerët u përpoqën ta ndalonin duke e përplasur makinën e patrullës nga mbrapa, por ai arriti të arratisej dhe vazhdoi drejt Avenue-s së 7-të. 22-vjeçari është akuzuar për vrasje të paqëllimshme, ndërsa priten akuza të tjera.



