LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Tearcës po ndriçon më shumë – filloi zëvendësimi i ndriçimit të brendshëm me LED drita moderne

Komuna e Vrapçishtit ka filluar sot procesin e ndërrimit të dritave të brendshme në ambientet komunale, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit energjetik, njofton Top24

Ky investim modern synon të krijojë një ambient pune më të ndriçuar, më funksional dhe më të përshtatshëm për administratën komunale, por edhe të kontribuojë në uljen e konsumit të energjisë elektrike. Dritat e reja LED ofrojnë ndriçim më cilësor, konsum më të ulët dhe mirëmbajtje më të qëndrueshme – duke e bërë komunën më miqësore ndaj mjedisit.

“Përmirësimi i kushteve të punës për administratën dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët janë prioritetet tona të përhershme. Komuna e Vrapçishtit po ndriçon çdo ditë më shumë, me punë, përkushtim dhe transparencë ndaj qytetarëve tanë,” – theksohet nga Komuna.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e infrastrukturës komunale dhe për krijimin e një administrate efikase, bashkëkohore dhe të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close