
Në Mbledhjen e 21-të Zgjedhore të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (MANU), e cila u mbajt sot, u zgjodhën dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes aktive dhe dy anëtarë të nderit.
Prof. dr. Gordana Lažetiq (Departamenti i Shkencave Shoqërore),
Prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov (Departamenti i Shkencave Teknike),
Prof. dr. Aleksandar Uzunov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike),
Prof. Zharko Bašeski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski dhe prof. dr. Ivica (Ivan) Džepavovski (Departamenti i Arteve).
Për anëtarë jashtë përbërjes aktive u zgjodhën:
Prof. dr. Stojko Stojkov (Shkenca Shoqërore),
Prof. dr. Svetlana Mojsov (Shkenca Mjekësore),
Prof. dr. Gordan Karaman (Shkenca Natyrore dhe Bioteknike),
Prof. dr. Sibila Petlevski (Arti).
Për anëtarë të nderit të MANU-së u zgjodhën:
Prof. dr. Trajçe Stafilov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike),
Prof. dr. Vlado Popovski (Departamenti i Shkencave Shoqërore).
Nga Akademia dhe udhëheqësia e saj u shpreh kënaqësi e madhe për cilësinë e anëtarëve të rinj dhe iu uruan atyre vazhdim i suksesshëm në avancimin e shkencës dhe artit në vend.
Me këtë përbërje të re, MANU forcon karakterin e saj punues dhe kapacitetin për të kontribuar në përcaktimin e drejtimeve strategjike për zhvillimin e shtetit. Me përfundimin e suksesshëm të Mbledhjes së 21-të Zgjedhore, përmbyllet procesi zgjedhor që nisi në fillim të këtij viti, duke dëshmuar për seriozitetin dhe kujdesin me të cilin i qaset Akademia përzgjedhjes së anëtarëve të saj të rinj – në institucionin më të lartë shkencor në vend.



