LajmeMaqedoniTopLajm

Haqim Ramadani pasi nuk arriti të fitojë Bërvenicën: Fitova zemrën e shqiptarëve

Kandidati për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani ka falënderuar të gjithë përkrahësit, pavarësisht se nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet.

Ramadani tha se ka fituar zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria dhe se i është plotësuar dëshira që të ketë dashurinë e popullit.

“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën. Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close