
Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Driton Sulejmani potencoi që VLEN shpreh mirënjohje për qytetarët që e ushtruan të drejtën e votës me dinjitet. Fjalimi i plotë:
“Vlen shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që sot ushtruan të drejtën e tyre të votës me qetësi dhe dinjitet duke dëshmuar në këtë mënyrë kulturë të lartë demokratike. Njëherësh presim nga komisioni shtetëror i zgjedhjeve që faza e mbylljes dhe numërimit të votave të zhvillohet ashtu si në rrethin e parë me transparencë, saktësi dhe profesionalizëm në përputhje me ligjin dhe me vullnetin e qytetarëve.”



