LajmeMaqedoniOpinion

Medai Shaholli: Kur urdhëron despoti!

Këta “shfalerkat” që i shihni në karikaturën e më poshtme janë kukullat e teatrit popullor në Shkup, që luajnë në skenë komedinë tragji-komike për shqiptarët nën drejtimin e regjisorit dhe skenaristit Micko.

Këta janë kukullat e skenës teatrale ku luhet loja e madhe për zgjedhjet lokale si në Bërvenicë, Kërçovë dhe Strugë, se kandidati “i pavarur” dhe i përzgjedhur i kryekomitit Micko është urdhëruar që të votohet dhe jo ai opozitës.

Kësisoj, çapaçulët e VREDI-t e kanë marrë këtë mision me urdhër të prerë nga lartë, duke i bindur qytetarët se po votuat kandidatin tonë do të vijë ndryshimi për qytetin tuaj , ku do të hapet një faqe e re e historisë sonë më të re, për progres ekonomik, të ardhme dhe një jetë më të mirë për të gjithë, në të kundërtën, nëse i votoni kandidatët e opozitës do të ketë stagnim dhe për pasojë komunat tona do të ngelin në vend numëro

Kështu, që çudia të jetë edhe më e madhe kukullat e despotit Micko për hir të qokave të pushtetit që ai ndan për sejmenët e oborrit qeveritar, ata kanë hequr dorë të mbeshtesin kandidatin e tyre në Bërvenicë dhe ne Kërçovë, pas urdhërit të Mickos se duhet mbështetur dhe votuar kandidati komit!

Që turpi s’ka kufi për vredistët kjo u dëshmua me proçkën e radhës që ata bënë me refuzimin e mbështetjes së “pjellave” të tyre si në Bërvenicë, ku pas ndërhyrjes së padronit Micko ata e lanë në mes të rrugës kandidatin e tyre dhe bënë thirrje për ta votuar kandidatin e komitëve!

Ja pse me kukullat e despotit Micko nuk mund të vij ndryshimi për shqiptarët, pasi “shfalerkat e bodelos qeveritare” nuk njohin tjetër alternativë të politikbërjes përveç kurvërisë politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close