
Deputeti Halil Snopçe ka theksuar se mosarritja e censusit në Komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë është rezultat i “inxhinieringut zgjedhor” për shkak të mospastrimit të listave zgjedhore. “Sot kemi qindra, ndoshta mijëra persona të vdekur që ende figurojnë në lista. Në çdo komunë me shumicë maqedonase numri i votuesve është zvogëluar, ndërsa në Gostivar është rritur për 4 mijë në krahasim me vitin 2021”, deklaroi Snopçe. Ai theksoi se ky fakt dëshmon qartë se “problemi qëndron në listat zgjedhore që nuk janë pastruar nga ish-administrata e Komunës së Gostivarit”.



