BotaLajme

Zelensky pritet nga Mbreti Charles, para takimit me liderët evropianë

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe ka pritur në takim presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Windsor të premten, përpara bisedimeve të fundit të udhëheqësit ukrainas me udhëheqësit evropianë në Londër mbi mënyrën e rritjes së presionit ndaj Rusisë.

Ishte hera e tretë këtë vit që monarku 76-vjeçar ka pritur Zelenskyn, me udhëheqësin ukrainas,

Zelenskyt i është dhënë një përshëndetje mbretërore dhe himnin kombëtar të vendit të tij që është luajtur ndërsa ai mbërriti në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky më pas do të shkojë në Downing Street për të takuar kryeministrin britanik Keir Starmer, përpara se t’u bashkohet udhëheqësve të tjerë evropianë  për të diskutuar forcimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close