EkonomiLajmeMaqedoniTopLajm

Gadaf Uzairi për Mickoskin: Haptazi tha se nuk ka çështje shqiptare në qeverisjen e tij, por zhvillim nuk ka pa barazi

Gadaz Uzari nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski ku porosit që të mos trajtohen problemet mbi baza etnike dhe se ata që do të ecin rrugës së çështje nacionalisti, i pret opozita, njofton Top24

Uzairi thotë se kjo deklaratë e Mickoskit tregon se “çështjet shqiptare nuk kanë vend në qeverisjen aktuale” dhe ai thotë se “nuk do të ketë zhvillim nëse nuk ka barazi”.

Uzairi propozon ndryshime kushtetuese për ndarje propocionale të buxhetit bazuar në përqindjen e popullsisë për komunitetet e caktuara – shqiptarët.

“I nderuar Kryeministër Mickoski

Me këtë folklorizëm nacionalist që po përpiqeni ta shfaqni, dhe me deklaratën tuaj se “në qeverisjen tuaj nuk do të ketë çështje shqiptare”, e thatë hapur atë që shumëkush e ka kuptuar prej kohësh.
Në paraqitjen tuaj të fundit para mediave, u munduat të disiplinoni skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,një qasje e rrezikshme dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë demokratik dhe evropian.
Ju mund të mendoni se individët apo partitë politike do të funksionojnë sipas dëshirës suaj, por besoni, ka nga ata që nuk dinë të nënshtrohen.
Flisni për zhvillim dhe progres, me këtë pjesë mund të pajtohemi, por zhvillim nuk ka pa barazi.
Prandaj, është koha që njëherë e përgjithmonë të bëhen ndryshimet kushtetuese, të sigurohet ndarja proporcionale e buxhetit sipas përqindjes së popullsisë që jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe të ndërtojmë një shtet ku askush të mos ndjehet qytetar i dorës së dytë”, shkruan Uzarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close