
Të dashur aktivistë dhe bashkëpunëtorë,
Faleminderit nga zemra secilit prej jush që ishte me shpirt dhe përkushtim në këtë garë zgjedhore. ❤️❤️
Në këto zgjedhje patëm edhe pjesëmarrjen e shumë qytetarëve nga Diaspora, çka tregon qartë se njerëzit e duan këtë vend dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për të ardhmen e tij.
Jam thellësisht mirënjohës për secilin qytetar që dha kontributin e vet me zemër në këtë proces zgjedhor. 🙏🙏
Angazhimi ynë ka qenë i sinqertë, i pastër, pa ofendime dhe pa shpifje ndaj kundërkandidatëve.
Ne jemi mbështetur në një koncept të qartë zhvillimi për komunën tonë dhe kemi deklaruar publikisht se, nëse nuk e realizojmë platformën tonë, do të japim dorëheqje para kohe.
E uroj kundërkandidatin për fitoren dhe shpresoj që ta mbajë zotimin e tij publik për realizimin e premtimit të kanalizimit të ujërave të zeza.
Edhe pse ne nuk arritëm t’i fitojmë këto zgjedhje, për arsye të ndryshme, angazhimi ynë për të bërë më të mirën për këtë vend nuk do të ndalet.
Gjatë këtij rrugëtimi kam njohur shumë njerëz të mirë që e duan këtë vend me gjithë zemër, dhe kjo është forca jonë më e madhe për të ecur përpara.
Ju dua me gjithë zemër dhe u takofshim vetëm për të mira! 🙏🙏❤️❤️



