LajmeMaqedoniTopLajm

Avokati i Popullit, linjë telefonike falas për parregullsitë eventuale

Zyra e Avokatit të Popullit njofton se sot në ditën e votimit, qytetarët kanë në dispozicion linjë telefonike falas ku mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale gjatë votimit. Avokati i Popullit ka bërë me dije se këto linja telefonike do të jenë të hapura gjatë gjithë kohës sa zgjatë votimi, gjegjësisht nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
“Nëse qytetarët vërejnë parregullsi ose ndonjë pengesë gjatë realizimit të së drejtës së votës së tyre, mund të lajmërohen në numrin e telefonit falas 0800-54321”.

Gjithashtu përveç që mund të lajmërohen në telefon, Avokati i Popullit ka njoftuar se denoncimet e tyre, qytetarët mund të bëjnë edhe me prezencë fizike.

“Denoncimet qytetarët mund t’i bëjnë edhe në 7 zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip”.

Nga institucioni i Ombudsmanit rikujtojnë qytetarët se organet kompetente janë të obliguara që të sigurojnë mbrojtje të plotë të së drejtës së votës të garantuar me kushtetutë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close