
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka thënë se Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.
Shekerinska në një intervistë ekskluzive për emisionin Info Magazine të Klan Kosovës u shpreh se me praninë ushtarake të KFOR-it në Kosovë, po përpiqen që ta mbështesin dialogun politik midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne po tregojmë angazhimin tonë për sigurinë në Kosovë, në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ne besojmë se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Dhe numrat tanë në KFOR tregojnë vërtet se këto nuk janë vetëm fjalë. Ne jemi vërtet të përkushtuar për të zbatuar rezolutën e OKB-së, e cila në fakt ishte fillimi i pranisë sonë atje”.
“Dhe ne besojmë se me praninë tonë ushtarake atje, ne po përpiqemi të mbështesim dialogun politik midis Prishtinës dhe Beogradit. Sepse pavarësisht pranisë ushtarake, ne besojmë fuqimisht se rruga për stabilitet është politike. Dhe ne duam ta mbështesim këtë”, tha Shekerinska, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ajo foli edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO duke thënë se çështjet e anëtarësimit janë për një vend që dëshiron të bashkohet dhe për të gjithë 32 aleatët brenda Aleancës.
“Çështjet e anëtarësimit janë një çështje për një vend që dëshiron të bashkohet dhe për të gjithë 32 aleatët brenda Aleancës që janë të gatshëm të mbështesin një vendim”, tha ajo në i ntervistën e realizuar nga gazetari i Klan Kosovës, Liridon Zeqiri.



