LajmeRajon

Qytetarë të shumtë nisen nga Prishtina për protestën në Tiranë

Katër autobusë me qytetarë janë nisur nga Prishtina për të marrë pjesë në protestën në Tiranë, në mbështetje te ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

Qytetarë të shumta ishin mbledhur sot në mëngjes te Pallati i Rinisë në Prishtinë për të marrë rrugë drejt kryeqytetit shqiptar, për të qenë pjesëmarrës në protestën madhështore që do të mbahet në sheshin Skënderbeu në Tiranë nga ora 17:00. Përmes kësaj proteste kërkohet drejtësi për ish krerët e UCK që po gjykohen në Hagë.

Qytetarët disa më flamuj e disa edhe me veshje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po presin çastet e fundit për tu nis drejtë Tiranës ku do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Kujtojmë se sipas OVL-UÇK nga Kosova në Tiranë sot do të nisen mbi 60 autobusë me qytetarë që pritet t’i bashkohen protestës në kryeqytetin shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close