
Gjatë tubimit madhështor të mbajtur sonte në qendër të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Shqiptarët, Skender Rexhepi Zejdi, i cili theksoi mesazhin kryesor të kësaj force politike kthimin e dinjitetit dhe pjesëmarrjen e denjë të shqiptarëve në vendimmarrje.
“Kandidatët më të pregaditur profesionalisht për të menaxhuar komunat deri në detaje më të vogëla, për të premtuar atë që vërtetë mund ta realizojnë dhe për të treguar që me të vërtetë kryetarë tanë do ta ndryshojnë çështjen e mënyrës së jetesës kombëtare në çdo komunë nga Likova,Kumanova deri në Strugë Dolnen dhe Çashkë, prandaj kjo çështje mbetet në shenjën e programit modern bashkëkohor europian të tyre, ndërsa pjesa e dytë ishte që të dëshmojmë se shqipëtarët dinë të bëjnë edhe betejën e ruajtjes së dinjitetit, së krenarisë dhe ndaljes së nënçmimit.”



