
Në vazhdën e tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, sonte u shqua edhe fjalimi i Faton Ahmetit i cili theksoi që “Më 19 tetor qytetari do të flasë qartë, do të zgjedh punën stabilitetin dhe përparimin. Do të zgjedh ata që e duan këtë vend, që kanë sakrifikuar për të dhe që nuk e shesin për interesa. Ne të gjithë e dimë të dielën fiton e vërteta, fiton populli, fiton vizioni i zhvillimit,arsimit, rinisë dhe dinjitetit shqipëtar.”



