
Arbër Ademi nga BDI ka reaguar pas postimit të Ursulla von der Leyen se BE e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese.
Sipas Ademi, kjo deklaratë është dëshmi se topi qëndron në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Bashkimi Evropian foli shumë qartë!
Topi është në fushën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Por kjo qeveri, në vend që ta çojë vendin drejt Brukselit, po e zhyt në boshtin Beograd–Moskë.
Izolimi i vendit është produkt i albanofobisë dhe i politikave antievropiane që po mbjellin ndasi në vend të integrimit.”, tha Ademi.



