LajmeMaqedoniTopLajm

Kryeministri Mickoski e priti kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski e ka pritur kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila është për vizitë zyrtare në vend, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Qeveri, siç është paralajmëruar, vijon takimi dypalësh. Nuk janë parashikuar deklarata për gazetarët.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi  se nga vizita e ardhshme në Shkup e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe takimi me të, pret një riafirmim të qëndrimit se qëllimi strategjik i vendit mbetet anëtarësimi i plotë në BE, duke shpresuar që në këtë proces të ketë rezultate konkrete edhe nga ana e Unionit.

Kryetarja e KE-së Fon der Lajen pardje nga Tirana e filloi turneun e saj treditor në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit sot udhëtoi për në Shkup.

Siç informon Komisioni Evropian, gjatë qëndrimit në Shkup, Fon der Lajen pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoskin  do të takohet edhe me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close