
Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga bartësi i listës dr.Asaf Abdurahmani sot kanë takuar përfaqësuesit e shoqatës së personave me dëgjim të dëmtuar dhe me humbje të pjesëshme të dëgjimit duke premtuar se komuna e Tetovës do jetë një komunë inkluzive, shkruan Top24
Sot bashkë me Asafin, vizituam Shoqatën e Personave me Dëgjim të Dëmtuar dhe me Humbje të Pjesshme të Dëgjimit në Tetovë.
Tetova duhet të jetë një komunë inkluzive dhe e hapur për të gjitha kategoritë, një qytet ku çdo qytetar ndjehet i dëgjuar, i respektuar dhe i përfshirë.
#BashkëPërTetovën ✅




