
Arben Taravari ka konfirmuar se pas zgjedhjeve presidenciale, ka pasur marrëveshje që pa ndryshime kushtetuese, të cilat do t’i sigurojnë nisjen e negociatave Maqedonisë me BE-në, nuk do të ketë Qeveri.
Sipas Taravarit, kjo marrëveshje ka qenë mes VLEN-it dhe Frontit, por sipas tij, VLEN nuk e mbajti fjalën, ndryshimet kushtetuese nuk u bënë dhe ai vendosi të dalë nga Qeveria.



