LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi zbulon skandalin: Ndërmarrja që duhet ta ndërtojë stadiumin, ka 300 mijë euro humbje. Ne do të gjejmë fonde, me standardet e UEFA-s

Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës ka dalë me një të dhëna eklante sa i takon ndërtimit të stadiumit të Tetovës.

Ai tha se do ta ndërtojë me fonde sipas standardeve të UEFA-s, ndërkaq në TV21 zbuloi se ndërmarrja e cila ishte caktuar stadiumin, ka 300 mijë euro humbje në vit.

“Në vitin 2014 është nënshkruar një marrëveshje e cila do të menaxhojë me atë objekt dhe duheshte të investohet nga ana e tyre, jo nga Komuna. Investitor duheshte të jetë koncesioneri. Udhëheqësia e Tetovës e ka ndryshuar atë marrëveshje dhe ka nënshkruar marrëveshje të re për ndërtim ku investitor është ndërmarrja e transportit. Paramendoni, çfarë improvizimi, çfarë anomalie.
Gazetarja: Jo komuna?
Jo Komuna. Do të thotë ndërmarrja e transportit. Ndërkohë, kjo ndërmarrje e transportit në nivel vjetor gjeneron 300 mijë euro humbje”, tha Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close