LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi: Posedojmë dokumente, “Boris Kidriç” ndërtohet pa leje përkatëse

Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi thotë se bulevardi “Boris Kidriç” është duke u ndërtuar pa leje përkatëse.

Sipas tij, në bazë të dokumenteve të marra në bazë të Ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik, kanë mësuar për këtë bulevard ka leje për rikonstruim, e jo për ndërtim.

“Po, kemi fakte dhe ne kemi bërë kërkesë për qasje deri te informatat me karakter publik në Komunën e Tetovës dhe ata vetë u përgjigjën se ky bulevard ndërtohet me leje rikonstruimi. Në terminologjinë ligjore ekziston terminologji leje rikonstruimi dhe ndërtimi dhe leja e ndërtimit jepet në bazë të një projekti themelor. Aty as nuk ka projekt themelor, është një iprovizim që për Tetovën është turp të lihet të ndërtohet”, tha Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close