LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi publikon dokument: Shitja e “Monopolit” mban nënshkrimin e Kasamit

Kandidati për kryetar të Tetovës nga AKI-ja, Bajram Rexhepi në TV21 ka publikuar dokument ku dëshmon se shitja e “Monopolit” mban nënshkrimin e kryetarit aktual të Tetovës, Bilall Kasami.

Rexhepi tha se dëmi që është bërë, është i dyfisht – financiar dhes shpirtëror.

“Dokumentet janë publike, janë manipulime nëse tentojnë t’ia hedhin fajin tjetër kujt. Kjo është me emër dhe mbiemër, me nënshkrim të udhëheqësit aktual të Tetovës, do të thotë të udhëheqësit në ikje të Komunës së Tetovës. Monopoli ka qenë krimi jo vetëm financiar që i është bërë Tetovës, por edhe shpirtëror. Dëmi financiar në këtë rast është rreth 5 milionë euro që janë dashur të hyjnë si mjete në buxhetin e Tetovës”, tha Rexhepi duke shtuar se aty është dashur të ndërtohet edhe një lapidar për përkujtim të viktimave në vendin famëkeq që kanë ndodhur në vitet e 40-ta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close