LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti bën thirje për pjesëmarrje masive në protestën e 17 tetorit në Tiranë në mbrojte të UÇK-së

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka bërë thirje për pjesëmarrje masive në protestën e 17 tetorit që do të mbahet në Tiranë, shkruan Top24

 

Nga Kosova që ngriti pushkën për liri, deri në Maqedoninë e Veriut që mbajti gjallë idealin kombëtar; nga Shqipëria që u bë strehë e shpresës, deri në çdo cep të diasporës ku rreh një zemër shqiptare, të gjithë si një trup, si një zë, si një shpirt: BASHKË! Drejtësi për çlirimtarët tanë!
Të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, Sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të buçasë nga zemrat e bashkuara të një kombi që nuk harron kërkesa për drejtësi! Do të jemi aty për të nderuar sakrificën, për të mbrojtur të vërtetën, për të dëshmuar se gjaku i derdhur për liri nuk harrohet, nuk nëpërkëmbet, nuk gjykohet padrejtësisht!
Sot, më shumë se kurrë, është koha të themi me zë të lartë se liria ka emër dhe ai emër është UÇK!
Sepse UÇK-ja nuk është vetëm histori, ajo është gjaku ynë, krenaria jonë, amaneti ynë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close