Bajram Rexhepi takon pensionistët e Tetovës, do ta renovojmë qendrën dhe do të kemi program të veçant për ta
14 Tetor, 2025
Less than a minute
Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka ndarë pamjet nga takimi i sotëm me pensionistët e Tetovës duke nënvizuar se si kryetar komune do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të qendrës aktuale të pensionistëve të Tetovës sidhe kujdes përmes një programi të veçantë për pensionistët me të ardhura të ulta dhe angazhimin e një përfaqësuesi në këshillin komunal të komunës së Tetovës, shkruan Top24
Takimi me pensionistët e Tetovës
Sot, bashkë me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve, diskutuam për sfidat dhe nevojat reale të gjeneratës që ka ndërtuar këtë qytet me mund e përkushtim.
Do të ndihmojmë në përmirësimin e kushteve të qendrës aktuale të pensionistëve të Tetovës, duke krijuar një hapësirë më funksionale dhe më dinjitoze për takime, aktivitete kulturore dhe sociale.
Pensionistët me të ardhura shumë të ulëta do të përfshihen në një program të veçantë të mbrojtjes social.
Do të sigurojmë që pensionistët të kenë përfaqësues në Këshillin Komunal, pa të drejtë vote, por me të drejtë fjale, që zëri i tyre të dëgjohet drejtpërdrejt në vendimmarrje.
Do të ndërtojmë infrastrukturë rrugore të përshtatur për të moshuarit, si dhe shëtitore, pista biçikletash dhe trotuare të sigurta, për të shmangur lëndimet dhe për të lehtësuar qarkullimin e tyre.
Këto dhe shumë nisma të tjera janë pjesë e angazhimit tonë për t’u kujdesur me respekt për brezin që na mësoi vlerat e punës dhe të dinjitetit.