LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Më 19 tetor nuk ka zgjedhje lokale, por referendum kombëtar

Më 19 tetor nuk ka zgjedhje lokale, por një referendum kombëtar për dinjitet dhe krenari kombëtare. Jemi së bashku për t’u përballur me të keqen dhe nënvlerësimin që u është bërë shqiptarëve në këto 12 muaj nga kjo qeveri. Hristijan Mickoski nuk e njeh Marrëveshjen e Ohrit, arritjet e shqiptarëve duke shkelur mbi gjakun e derdhur dhe sfidat, tha përmes një video mesazhi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin qendror sonte në Dibër të Aleancës Kombëtare për Integrim.

Ahmeti shtoi se  në AKI janë bashkuar për t’i thënë “mjaft” degradimit dhe poshtërimit, nga Strguga në Likovë, dhe se “të gjithë kandidatët janë tanët, pavarësisht se cilës parti i përkasin, nën të njëjtën AKI” 

Related Articles

Back to top button
Close
Close