Rajon

Parisi nderon Kadarenë me pllakë përkujtimore në lagjen ku ka jetuar

Një nderim i veçantë iu bë këtë të shtunë shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, teksa në adresën 63 boulevard Saint-Michel, 75005 Paris, aty ku ai krijoi disa nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore, do të vendoset pllaka përkujtimore që mban emrin e tij.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila në një postim në mediat sociale shkroi se “Parisi i tha ‘Faleminderit’ luftëtarit të paepur të Shqipërisë Evropiane”.

Spiropali theksoi se përmes kësaj pllake do të përjetësohet kujtimi i një personaliteti që “e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë”, duke theksuar se Kadare mbetet një figurë që “ushqeu shpirtërisht dhe lartësoi moralisht popullin e tij”.

“Do të na kujtohet se Kadare u shndërrua në pasaportën e Shqipërisë atëherë kur vetë vendi ishte brenda kafazit të izolimit, e qëndroi në atë piedestal edhe kur qemë të përbuzur e të keqkuptuar, luftoi për ne, edhe kur ne luftonim kundër tij,” shkruan ndër të tjera ministrja.

Në përfundim të mesazhit të saj, Spiropali shprehu mirënjohjen ndaj Francës për këtë akt simbolik nderimi, duke mbyllur me fjalët: “Merci Paris! Merci à la France!

Related Articles

Back to top button
Close
Close