
Përfaqësues të sindikatës së kulturës, para Ministrisë së Kulturës shpalosën detaje të 800 padive të ngritura nga punonjësit e institucioneve kulturore në lidhje me llogaritjen e siç thonë të gabuar të kompensimit. Sipas kryetares së Sindikatës së Kulturës, Vera Atanasovska, sindikata ka marrë vendimin e parë gjyqësor në favor të punonjësve të kulturës, gjë që thotë se konfirmon se të drejtat e punonjësve të kulturës janë shkelur për shkak të vendimeve të paligjshme.
“Është miratuar padia e parë nga seria 800 procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve të kulturës. Është konfirmuar se punonjësit e kulturës janë viktimë e vendimeve të pa ligjshme dhe përllogaritjen e pa drejtë të pagave”, deklaroi Vera Atanasovska – Kryetare e sindikatës së kulturës.
Nga sindikata kërkuan takim me Ministrin e Kulturës në mënyrë që të gjejnë zgjidhje dhe siç thanë që të shmangët kolapsi financiar dhe që institucionet nuk do të kenë nevojë të paguajnë shuma të larta të harxhimeve gjyqësore për paditë e ngritura. Nga Ministria e Kulturës thonë se deri në këtë moment, ministria nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me siç thonë akuzat e bëra nga Sindikata, se është fituar padia e parë.
“Në lidhje me konferencën e sotme për shtyp të organizuar nga Sindikata e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit informon publikun se deri në këtë moment institucioni nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me akuzat e bëra. Ministria nuk ka ndonjë informacion specifik se për cilin institucion bëhet fjalë”, thonë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit shtojnë se po e ndjekin nga afër të gjithë procesin dhe sapo të kemi informacion relevant, do ta informojmë publikun.



