
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e fortë deri mesatare nga drejtimi verior (lokalisht mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri 13 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare në disa pjesë të luginës, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bie deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë.



