
Në pushimoren egjiptiane Sharm el Shejk filluan bisedat indirekte mes delegacioneve të Izraelit dhe Hamasit për armëpushim në Rripin e Gazës.
Sipas televizionit egjiptian “Al-Kahera njuz”, bisedat kanë filluar me diskutime për këmbim të pengjëve për të burgosur palestinezë.
Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari punojnë me dy palët për të vendosur mekanizëm për lirimin e të gjithë pengjëve dhe këmbim të të burgosurve palestinezë, njoftoi “Al-Kahera njuz”.



