LajmeMaqedoniTopLajm

Sibel Alimovska jep lajmin e hidhur – “22 Nëntori” nuk mori mbështetje për të shënuar Ditën e Flamurit

Aktivistja e çështjes kombëtare dhe njëherit edhe përgjegjëse e Shoqatës “22 Nëntori” që vepron në Manastir, Sibel Alimovska ka ndarë një lajm të hidhur për shqiptarët, njofton Top24

Ka bërë të ditur se kjo shoqatë nuk fitoi projekt dhe se këtë vit nuk do të arrijë të organizojë manifestim për Ditën e Flamurit që mbahet më 22 nëntor.

Megjithatë, Alimovska nuk i ka humbur shpresat – fton të jepen ide dhe mbështetje për aktivitetet në vitet e ardhshme.

“Këtë vit, për fat të keq, Shoqata “22 Nëntori” nuk arriti të fitojë projektin për organizimin e manifestimit tradicional të Ditës së Alfabetit.

Megjithatë, ndjenjat e dashurisë, kujtesës dhe respektit për këtë datë të shenjtë të historisë sonë kombëtare mbeten po aq të forta.
Kam mall për atmosferën e bukur që krijonim çdo vit, për mikpritjen, për takimet me miqt tanë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët gjithmonë e nderonin këtë ngjarje me praninë e tyre.
Besoj thellësisht se kjo ditë është më shumë se një projekt – është një mision kulturor dhe kombëtar që duhet ta mbajmë gjallë me përkushtim, bashkëpunim dhe dashuri për gjuhën tonë.
Prandaj, u bëj thirrje të gjithë atyre që e ndiejnë këtë si vlerë të përbashkët, të kontribuojnë me ide, me mbështetje dhe me ndihmë konkrete në konceptimin dhe realizimin e plan-programit për vitet që vijnë.
Dita e Alfabetit është e jona – dhe e ardhmja e saj varet nga të gjithë ne. 🇦🇱❤️“, shkruan Alimovska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close