
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka zhvilluar sot një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku është diskutuar mbi Platformën për Zhvillim Lokal të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim, Ramadani ishte bashkë me Erkan Arifin, kryetarin aktual dhe kandidatin e AKI-së për Komunën e Likovës, ndërsa biseda është zhvilluar me udhëheqësinë e lartë të OEMVP-së.
Sot zhvilluam një takim shumë përmbajtësor me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku diskutuam mbi propozimin e tyre për Platformën për Zhvillim Lokal të Maqedonisë së Veriut.
Në takim ishim bashkë me Erkan Arifin, kryetarin aktual dhe kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Likovës, ku bashkëbiseduam me udhëheqësinë e lartë të OEMVP-së:
– U.d. Kryetar – Nuhi Aliu
– Kryetar nderi – Xhemail Dauiti
– Drejtor ekzekutiv – Durim Zekiri
Vlerësojmë kontributin e OEMVP-së në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, dhe jemi të përkushtuar që përmes kësaj platforme të krijojmë mundësi reale për zhvillim lokal, rritje të investimeve dhe hapësira të reja ekonomike për qytetarët tanë.



