
Kandidati i AKI-së për kryetar të Sarajit, Blerant Ramadani bashkë me Forumin Rinor të AKI-së kanë vizituar lagjet e Sarajit.
“Saraji 2025–2029: Bashkë për një të ardhme që frymon shpresë dhe vizion!
Sot, nën shoqërimin e energjisë së freskët të Forumit Rinor të AKI-së, ishim pranë qytetarëve, duke vizituar çdo lagje, çdo rrugicë, dhe çdo cep të Sarajit. Patëm rastin të takojmë qindra qytetarë dhe tua shpalosim atyre programin tonë për periudhën 2025–2029, vizion i cili u mirëprit me shumë sinqeritet dhe besim.
Buzëqeshjet dhe shprehjet e tyre përplot shpresë ishin më të vlefshme se çdo fletë programi. Entuziazmi i tyre, i shoqëruar me këtë energji të freskët rinore, janë dhe do të jenë inspirimi ynë kryesor i këtij koalicioni që është i vendosur premtimin ta kthejë në qëllim, kurse qëllimin në realitet.
Saraji meriton më shumë dhe bashkë do ta bëjmë të mundshme këtë qëllim dhe vizion.



