
Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Bleranr Ramadani gjatë ditës së sotme i shoqëruar nga partnerët e koalcionit ka qëndruar në fshatin Nerez të komunës së Sarajit ku ka bashkëbiseduar me banorët për të dhënë një mbështetje masovike për kandidatët e AKI-së sepse përmes zgjedhjeve të 19 tetorit do të japim mesazjhin e qartë për qeverinë më antishqiptare, shkruan Top24
Në Nerez, bashkë për vizionin e përbashkët të Shkupit!
Sot kishim nderin të vizitojmë Nerezin, ku bashkë me deputetin e zonës z.Blerim Bexhetin, kandidatin për Kryetar të Qytetit të Shkupit z.Zejd Rexhepin, dhe kryetarin aktual të Komunës së Sarajit z.Iljaz Veselin, bëmë thirrje për mbështetjen e kandidatëve tanë në nivel komunal dhe keshillat përbërës të tyre.
Mbështetja për Lirimin, Abdulselamin dhe Nezranen është më e fuqishme se kurrë!
Nerezi është pjesë e pandashme e Shkupit, dhe ne do të jemi gjithmonë pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të kësaj pjese të Shkupit.
Angazhimi ynë është i qartë: të ndërtojmë një Shkup të drejtë, gjithëpërfshirës dhe me zhvillim të barabartë për të gjitha lagjet dhe komunat që e përbëjnë atë.



