Bota

Tmerr në Suedi: 14-vjeçari hap zjarr, plagos të paktën gjashtë persona

Të paktën gjashtë persona u plagosën në një të shtënë me armë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në qytetin suedez të Gävle, i cili është rreth 170 kilometra larg Stokholmit.

Sipas informacioneve fillestare, të plagosurit ishin të moshës midis 15 dhe 18 vjeç, dhe sulmuesi besohet të jetë vetëm 14 vjeç, raporton gazeta suedeze Expressen

Të shtënat ndodhën në një rrugë të ngarkuar plot me kafene dhe restorante, dhe një dëshmitar tha se njerëzit fillimisht nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte.

“Isha në banakun e barit duke u përgatitur të porosisja një pije kur vura re një rrëmujë në bar. Nuk i dëgjova të shtënat sepse muzika ishte e lartë, dhe pastaj pashë një nga personat e plagosur në lokal”, tha një nga dëshmitarët.

Kur doli nga lokali, pa të plagosurit e tjerë. Ai e përshkruan ngjarjen si “jo reale”.

Policia deri më tani ka përjashtuar mundësinë e terrorizmit, thonë raportet e medias.

Related Articles

Back to top button
Close
Close