LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani: Çairi do të vendosë nëse do të jemi zot shtëpie apo qiraxhinjë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij sonte para përkrahësve theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë historike për të ardhmen e komunës dhe të shtetit.

“Tani po hyjmë në këto 15 ditë të fushatës, ditët e fundit të asaj që unë e quaj një angazhim për një nga misionet më të rëndësishme në jetën tonë politike. Dhe këtu, mes jush në Çair, të më bëni aktivist, që edhe unë bashkë me ju, aktivistët, të marrim përsipër këtë përgjegjësi historike”, tha Osmani.

Ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve në Çair do të përcaktojë shumë më tepër sesa politikën lokale.

“Nga rezultati, pas 15 ditësh në Çair, do të varet kah do të ecë shteti. A do të shkojë drejt Evropës, apo në një drejtim tjetër. Nga rezultati i zgjedhjeve në Çair do të varet nëse do të jemi popull nikoqir, apo popull qiramarrës”, u shpreh Osmani.

Sipas tij, zgjedhjet do të vendosin nëse komuna do të mbetet e kapur apo do t’u kthehet qytetarëve.

“Nga zgjedhjet në Çair do të varet nëse komuna do të vazhdojë të jetë dorë e zgjatur e një klike, apo do t’u kthehet qytetarëve si shërbim për qytetarët”, theksoi ai.

Osmani shtoi se vëmendja ndaj Çairit është jashtëzakonisht e madhe.

“Sytë e gjithë këtij shteti janë të kthyer kah Çairi. Ju shikojnë me admirim, me mirënjohje. Ju shikon edhe rajoni, edhe Shqipëria, edhe Kosova. Por ju shikon edhe Brukseli, sepse e dinë që nga epilogu në Çair do të varet kah do të ecë vetë shteti”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close