Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Trajneri Silvinjo ka zbuluar listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Serbi, më 11 tetor.
Një “ballist” udhëton me ekipin për në Serbi. Cake luan si mbrojtës te skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te “kuqezinjtë”, por kjo është hera e parë te ekipi i parë.
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet, më 11 tetor, në stadiumin gradski stadion “Duboçica” në Leskovc, në orën 20:45. Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.


