
Administrata për të Ardhurat Publike (DAP) menjëherë ka nisur një kontroll të brendshëm lidhur me pretendimet e paraqitura në publikimin e Laboratorit Hetues Reporter (IRL) dhe ka vendosur pezullimin e punonjësve të përfshirë në rast, derisa të përfundojë procesi për verifikimin e situatës faktike.
– Kjo masë është ndërmarrë për të mbrojtur integritetin institucional, reputacionin e Administratës dhe besimin e qytetarëve, njoftuan nga DAP-i për MIA-n.
Në publikimin e IRL-së u prezantuan komunikime mes punonjësve dhe tatimpaguesve, që tregojnë mundësinë e zbardhjes së fshehtësisë tatimore, si dhe informim të paautorizuar për kontrolle të ardhshme dhe koordinim të aktiviteteve me institucione të tjera kompetente.
– Ky sjellje përbën shkelje serioze të Kodit të Sjelljes së punonjësve të DAP-it. Administrata për të Ardhurat Publike mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj parimeve të ligjshmërisë, transparencës dhe profesionalizmit dhe do të vazhdojë të zbatojë tolerancë zero ndaj çdo sjelljeje që cenon këto vlera. Qytetarët mund të jenë të sigurt se UJP do të veprojë vetëm në interes publik, me nivelin më të lartë të etikës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies, theksuan nga DAP.
IRL publikoi të dielën një dokumentar për zjarrin në Koçan, ku u përmendën punonjës të DAP-it në një mënyrë që sinjalizon mosrespektim të ligjeve dhe rregullave të brendshme të institucionit.



