BotaLajme

Aksident mes dy autobusëve në Hamburg, raportohet për të lënduar

Njëzet persona, përfshirë edhe fëmijë, janë lënduar në një përplasje mes dy autobusëve në Hamburg sot, njoftoi shërbimi i zjarrfikësve, cituar nga DPA.

Katër persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa 16 të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

Gjithsej nëntë persona janë dërguar në spital, mes të cilëve katër me lëndime të lehta dhe një grua shtatzënë, e cila ndodhet në gjendje serioze. Shërbimet mjekësore ofruan ndihmë edhe për të tjerët në vendin e ngjarjes.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

Mediat lokale në Hamburg raportuan se njëri nga autobusët po transportonte nxënës nga një shkollë fillore. Besohet se përplasja ndodhi pasi autobusi i parë ngadalësoi dhe u godit nga pas nga autobusi tjetër. Mjeti që ishte në pjesën e pasme pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e përparme dhe xhamin panoramik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close