
Kandidati për keyetar komune Bajram Rexhepi sot morri pjesë në manifestimin tradicional të fasules dhe të patataes së Sharrit, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në “Ditën e fasules së Tetovës dhe patates së Sharrit” në fshatin Vicë. Një festë e shijes, traditës dhe bujqësisë sonë vendore.
Ky manifestim na kujton se kemi detyrim të ruajmë trashëgiminë e çmuar të fshatrave të Malësisë sonë dhe ta promovojmë atë me dinjitet. Zhvillimi i turizmit malor është rruga më e mirë për t’i dhënë Malësisë së Tetovës një perspektivë të re zhvillimore, duke i kthyer vlerat tona në mundësi ekonomike për banorët dhe në atraksion unik për vizitorët.
Me krenari e falënderim për të gjithë organizatorët dhe prodhuesit vendas që e mbajnë gjallë këtë traditë!
#BashkëPërTetovën ✅




