
Fushata 20-ditore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor), fillon sot në mesnatë.
Zgjedhjet lokale të 19 tetorit të këtij viti do të jenë të tetat që nga pavarësia e vendit, dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmbylli Listën e Votuesve në një seancë të premten, e cila përfshin gjithsej 1,832,415 votues.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se sipas të dhënave të autoriteteve kompetente, të drejtë vote kanë gjithsej 112,000 votues që punojnë ose banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2,162 votues që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim dhe 450 votues nga azilet e pleqve.



